Ngjashmëri të frikshme me Jason Statham, ky është aktori shqiptar që po korr sukses në Europë

E quajnë Stilian Keli dhe është nga Shkodra. 37-vjeçari shqiptar që ka një ngjashmëri të frikshme me aktorin me famë botërore Jason Statham, prej 22 vitesh banon në Belgjikë.
Në një bisedë me JOQ.al, Keli shprehet se është krenar për origjinën e tij.

Ai ushtron profesionin e tij si aktor në Belgjikë dhe ka marrë pjesë në disa seriale të ndryshme atje.

Dhe nuk thonë kot: “Me ken shkodran t’tana i ban!”

Përveçse merret me aktrim, Stiliani merret me sport, fitness dhe në fundjavë është bodyguard në një diskotekë.

Në Europë e më gjërë, ai është i njohur për rolet e tij në filmat: The Last Inquisitors (2013), Gutterdammerung (2016) dhe De Buurtpolitie: De Grote Geldroof (2016).

ALSO READ:  This Diet Kills Cancer Cells And Cured Thousands Of Cancer Patients In 42 Days

Admin

leave a comment

Create Account



Log In Your Account